Aktualitet

Zjarr në malin e Gambit në Krujë, flakët po përhapen në mënyrë të frikshme (FOTO)

3 Mars 2019, 18:20 Nga DOSJA

TIRANË- Një zjarr i fuqishëm, vijon të jetë aktiv prej disa orësh në malin e Gambit në Krujë, ku ka përfshirë pyje të dendura me lis dhe shkozë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri vijon të përhapet në sipërfaqe të mëdha, favorizuar nga era dhe terreni malor.

Ndonëse mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa forca zjarrfikëse dhe punonjës të AZDM Durrës kanë mbërritur në zonën në fjalë, është e pamundur ndërhyrja e tyre, për shkak të terrenit të vështirë. Asnjë mjet zjarrfikës nuk mundet të shkojë deri tek vatra e zjarrit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka banesa të rrezikuara nga zjarri, ndonëse vijon të përhapet në mënyrë të frikshme.

Burime bëjnë me dije, se këto zjarre dyshohen si të qëllimshme, pasi sipas tyre prodhuesit dhe trafikantët e hashashit po përgatisin territore të reja për mbjelljen e kanabisit. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mali i gambit zjarr i fuqishëm zjarr ne kruje mali i gambit zjarr i fuqishëm zjarr ne kruje

Sondazh

Poll