Aktualitet

Ndërron jetë fotografi i Reuters që pasqyroi luftën në Kosovë (FOTO)

3 Mars 2019, 19:06 Nga DOSJA
Ndërron jetë fotografi i Reuters që pasqyroi luftën në

Pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 58 vjeçare ka vdekur fotografi i njohur, Yannis Behrakis.

Behrakis, njihet si një nga fotoreporterët më të mirë dhe më të njohur të agjensionit Reuters.

Ai përmes aparatit të tij ka pasqyruar ngjarje të mëdha dhe të rëndësishme në gjithë botën, përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë, përcjellë Indeksonline.

Fotografitë e tij përmes së cilave i tregoi botës për terrorin që po kryente Serbia në Kosovën, ishin dokumentet më të gjalla dhe reale që flisnin për një luftë të ashpër drejt një populli të vogël dhe të pafajshëm.

Në vazhdim iu sjellim imazhet e shkrepura të fotografit grek, të shkrepura në vendin tonë, të cilat morën jehonë në gjithë botën gjatë viteve 98/99.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fotoreporteri i reuters lufta e kosovës yannis behrakis fotoreporteri i reuters lufta e kosovës yannis behrakis

Sondazh

Poll