Aktualitet

Trupi i pajetë i elektriçistit qëndroi 5 orë në shtyllë, Berisha: Si po e vrasin për herë të dytë Prendin

3 Mars 2019, 17:03 Nga DOSJA
Trupi i pajetë i elektriçistit qëndroi 5 orë në

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë, ku një elektriçist 34-vjeçar, Prend Ceca, humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, duke u munduar të rregullonte një defekt. (Lexo këtu) Trupi i tij u la në shtyllë për rreth 5 orë, ndërsa OSHEE u justifikua se kjo kishte ndodhur për shkak të largësisë.

Ish-kryeministri Berisha, e quan këtë si një vrasje shtetërore, ndonëse ka ndodhur padashje.

Ai shprehet se autoritetet mashtruan publikun duke thënë se kjo Prendi kishte shkuar vetë pa urdhër të dikujt për te rregulluar defektin, qëndrim ky sipas Berishës, është një vrasje e dytë e elektriçistit.

Postimi i plotë i Berishës:

Prendi ra ne krye te detyres!

Miq, dy dite me pare ra ne krye te detyres elektriçisti 34 vjeçar, Prend Ceca. Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle per Prendin dhe ngushellimet me te ndjera familjes se tij te nderuar.

Por gjthashtu theksoj se vdekja e Prendit ne krye te detyres eshte nje vrasje e mirefillte shteterore (natyrisht mendoj se pa dashje) dhe ajo vetem si e tille duhet te trajtohet.

Miq, aq sa tragjike ishte vdekja e tij po aq kriminale eshte qendrimi i narkoautoriteteve ndaj saj.

Per te lare duart me vrasjen shteterore dhe lenien e Prendit te vdekur ne shtylle per ore te tera, narkozyrtaret mashtruan opinionin se ai kishte shkuar vet dhe nuk e kishte derguar njeri per riparimin e defektit. Keta zyrtare kriminele me qendrimet e tyre po e vrasin per se dyti 34 vjeçarin qe ra per te siguruar energji komunitetit dhe qe nje dore e zeze i leshoi rrymen nderkohe qe ai punonte dhe i mori jeten.

Narkoshteti eshte konglomerate horrash, trafikantesh, kriminelesh te cilet duhen fshire sa me pare nga faqja e dheut. sb

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 orë në shtyllë elektriçisti po vritet për herë të dytë sali berisha skandali i elektricistit 5 orë në shtyllë elektriçisti po vritet për herë të dytë sali berisha skandali i elektricistit

Sondazh

Poll