Sport

Gianni De Biasi analizon Milanin: "Eshtë pretendent për titullin e Serisë A!"

Për mendimin tim, Napoli, Interi dhe Milani janë në garë. Unë gjithashtu e pashë Juven shumë mirë kundër Udineses. Do të përfshij edhe ‘bardhezinjtë’ në garë”

26 Gusht 2023, 18:22 Nga DOSJA
Gianni De Biasi analizon Milanin: "Eshtë pretendent për titullin

ITALI - Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ka komentuar së fundmi situatën e Milanit. Në një intervistë të dhënë për “Milannews.it”, italiani foli së pari për Giroud, pastaj për afrimet e “Djallit” në këtë merkato, si dhe për titullin kampion.

“Për mua ai është një fenomen. Dy golat kundër Bologna-s janë falë tij. Sidomos i dyti. Ai ishte në gjendje të lëvizte me mençuri dhe i la vend Pulisic-it Nënshkrimet e reja? Pulisic, për shkak të shpejtësisë me të cilën ai luan, e plotëson shumë skuadrën. Nga ana tjetër, Reijnders duket sikur ka luajtur një jetë për Milanin. Pastaj do të doja të nënvizoja një aspekt…”

“Ai më befasoi, edhe para nisjes së sezonit, ndërsa më surprizoi edhe fiziku dhe fuqia Loftus-Cheek.  Scudetto? Për mendimin tim, Napoli, Interi dhe Milani janë në garë. Unë gjithashtu e pashë Juven shumë mirë kundër Udineses. Do të përfshij edhe ‘bardhezinjtë’ në garë”-tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll