Sport

Forbes: Gjokoviç tenisti më i paguar në botë në 2023!

Në numrin 2 është Carlos Alcarath dhe në numrin 3 është Iga Sviontek

26 Gusht 2023, 18:03 Nga DOSJA
Forbes: Gjokoviç tenisti më i paguar në botë në 2023!

SHBA - Me fitime që arrijnë në 38.4 milionë dollarë, Novak Gjokovic është tenisti më i paguar në botë për vitin 2023 (duke llogaritur 12 muajt e fundit).

Forbes ka publikuar listën përkatëse të tenistëve më të pasur aktivë. Nuk është në listë Roger Federer i cili ka dalë në pension, por ende ka 95 milionë dollarë të ardhura nga sponsorizimi dhe është numri një (joaktiv).

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="en" dir="ltr">With Roger Federer finally exiting the stage, a new No. 1 leads a top ten that made a combined $196 million over the past 12 months. <a href="https://t.co/5WUdiQSptA">https://t.co/5WUdiQSptA</a></p>&mdash; Forbes (@Forbes) <a href="https://twitter.com/Forbes/status/1695201950826893366?ref_src=twsrc%5Etfw">August 25, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

Novak Djokovic ka fituar 13.4 milionë dollarë nga turnetë dhe 25 milionë dollarë nga sponsorët. Në vendin e dytë renditet numri 1 i botës, Carlos Alcarath, i cili fitoi 31.4 milionë dollarë, ndërsa treshen e plotëson nr. 1 për femrat, Iga Sviontek me 22.4 milionë dollarë.

Më pas janë Daniil Medvedev dhe Rafa Nadal. Në dhjetëshen e parë nuk është as Stefanos Tsitsipas dhe as Maria Sakkari.

Top 10 (Totali - Të ardhurat nga ndeshjet - Të ardhurat nga sponsorët)

Novak Djokovic (Serbi): 38.4 (13.4 në fushë – 25 jashtë fushës)

Carlos Alcarath (Spanjë): 31.4 (11.4 në fushë – 20 jashtë fushës)
Iga Sfiodek (Poloni): 22.4 (8.4 në fushë – 14 jashtë fushës)
Daniil Medvedev (Rusi): 20.1 (7.1 në fushë – 13 jashtë fushës)
Rafa Nadal (Spanjë): 15.5 (1.5 në fushë – 14 jashtë fushës)

Emma Radoucanou (Britania e Madhe): 15.3 (0.3 në fushë – 15 jashtë fushës)
Corey Goff (SHBA): 15.2 (3.2 në fushë – 12 jashtë fushës)

Kasper Rudd (Norvegji): 14.4 (6.4 në fushë – 8 jashtë fushës)
Naomi Osaka (Japoni): 12.1 (0.1 në fushë – 12 jashtë fushës)
Jessica Pegula (SHBA): 10.9 (4.9 në fushë – 6 jashtë fushës)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll