Aktualitet

Zjarr i madh në Elbasan, rrezikohet shpërthimi i Uzinës së Lëndëve Plasëse

19 Tetor 2019, 18:43 Nga DOSJA
Zjarr i madh në Elbasan, rrezikohet shpërthimi i Uzinës së

ELBASAN– Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe shkurresh në qytetin e Elbasanit. Zjarri është përhapur si pasojë e erës dhe ka arritur pranë Uzinës së Lëndëve plasëse.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se rrezikohet të shpërthejë Uzina që është e mbushur me lëndë shumë të rrezikshme. Raportohet se në Uzinë ka një sasi prej 150 tonësh ekzogjen si dhe 3 ton barut të zi.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për eksplozivë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne elbasan zjarr prane uzines se lendeve plasese zjarr ne elbasan zjarr prane uzines se lendeve plasese

Sondazh

Poll