Aktualitet

Vlorë/ Arrestohen katër shtetas, procedohet një tjetër

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 shtetas si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

24 Gusht 2023, 16:02 Nga m.s
Vlorë/ Arrestohen katër shtetas, procedohet një tjetër
rajoni i policise Vlore

VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar 4 shtetas si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil” ku humbën jetën 2 shtetas italianë, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. R., 17-vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 58-vjeç, pasi pasditen e djeshme, në afërsi të fshatit Brataj, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen F. G., 37-vjeçe.

Policia Orikum arrestoi në flagrancë shtetasin I. H., 59-vjeç, banues në Dukat, Vlorë, pasi pasditen e djeshme, ka dëmtuar me mjet prerës (kosore), vëllanë e tij, shtetasin N. H., 74-vjeç, banues në Dukat, dhe vajzën e 74-vjeçarit, shtetasen A. B., 47-vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, arrestuan shtetasin V. R., 53-vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e një 59-vjeçari.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. K., 60 vjeç, banues në Vlorë.

Reagimi i policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, ku si pasojë, humbën jetën 2 shtetas italianë, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. R., 17 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 58 vjeç, pasi pasditen e djeshme, në afërsi të fshatit Brataj, automjeti me drejtues 58-vjeçarin, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen F. G., 37 vjeçe, e cila si pasojë po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 59 vjeç, banues në Dukat, Vlorë, pasi pasditen e djeshme, ka dëmtuar me mjet prerës (kosore), vëllanë e tij, shtetasin N. H., 74 vjeç, banues në Dukat, dhe vajzën e 74-vjeçarit, shtetasen A. B., 47 vjeçe, të cilët po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jeten.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin V. R., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e një 59-vjeçari.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. K., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi për shkak të kryerjes së disa punimeve me linjën e ujësjellësit në banesën e tij, ka rrjedhur ujë në sipërfaqen e disa zyrave në afërsi të banesës së tij, dhe si pasojë janë dëmtuar disa kompjuterë.

vlore arrestim vepra te ndryshme penale

Sondazh

Poll