Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Tiranë

43-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.

23 Gusht 2023, 15:00 Nga I.A
EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia,
Policia

TIRANË- Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë për trafik droge. Mësohet se në pranga ka rënë Ortis Banda, i cili është i dënuar nga autoritetet italiane me 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burgim. 43-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

FAST Albania Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Apartamenti”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim droge, kapet në një apartament të marrë me qira dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari. Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, se në Tiranë fshihej një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Apartamenti”. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e FAST Albanias, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

Ortis Banda, 43 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, në bazë të vendimit të Gjykatës së Leçes, Itali, e cila e ka dënuar 43-vjeçarin, me 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burgim, për “Trafikim droge”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian. Në vitin 2012, shtetasi Ortis Banda ka trafikuar një sasi kokaine, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve u kap në flagrancë në qytetin e Maniagos, me sasinë e kokainës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

ortis banda

Sondazh

Poll