Aktualitet

'Shtëpia e barit'/ Gjykata e Beratit lë në burg 3 personat e arrestuar, detyrim paraqitje për dy punonjësit e OSHEE-së

Mësohet se Gjykata për dy vëllezërit nga Fieri, Igli dhe Frederik Borova si dhe pronarin e banesës Bejdo Rrapo ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. 

23 Gusht 2023, 13:04 Nga I.A
'Shtëpia e barit'/ Gjykata e Beratit lë në burg 3
Gjykata e Beratit

BERAT- Gjykata e Beratit ka lënë në arrest me burg 3 nga 5 personat e arrestuar në Berat në shtëpinë e barit. Mësohet se Gjykata ka për dy vëllezërit nga Fieri, Igli dhe Frederik Borova si dhe pronarin e banesës Bejdo Rrapo ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. 

Ndërsa për dy punonjësit e OSHE-së, Eriglen Bejdo, 32-vjeç, faturist elektrik dhe Renato Mingon, 55-vjeç, përgjegjës i grupit të OSHEE-së Gjykata ka vendosur "detyrim paraqitje". Këto kanë qenë masat e sigurisë që ka kërkuar dhe Prokuroria mbi këta persona.

eriglen bejdo renato mingon frederik borova bejdo rrapo

Sondazh

Poll