Aktualitet

"Koncesionet në të shkuarën kanë qenë skandaloze"/ Nafta, Rama: Pasuria do jetë mbështetje për çdo njërin

Rana tha se rezerva e naftës do ketë ndikim impakt tek pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve. 

23 Gusht 2023, 12:13 Nga A.B

"Koncesionet në të shkuarën kanë qenë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për naftën e gjetur në Shpirag tha se do jetë një mbështetje e madhe për qytetarët e Shqipërisë. Ai tha se rezerva e naftës do ketë ndikim impakt tek pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve. 

"Kemi angazhuar kontaktet dhe me fondet e tjera të Arabisë Saudite, Emirateve dhe me radhë. Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm, i shumëpritur, por nuk është gjithcka. 

Ne sot kemi në dispozicion skenarë të ndryshëm. Nëse nisemi nga skenari më konservator, përfitimi është i konsiderueshëm, është burim i ri masiv investimi dhe financimi në ekonominë shqiptare. 

Për shkak të keqadministrimit, keqqeverisjes dhe abuzimit historik i dimë mirë e mos ti kthehemi historive me Albpetrolin, fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptare është bërë sinonim i fjalës vjedhje. Ne nuk është se kemi pasur deri tani ndonjë pasuri të jashtëzakonshme në dispozicion, burimet e shfrytëzuara në vite kanë qenë modeste, të keqpërdorura. 

Koncesionet në të shkuarën kanë qenë skandaloze. Edhe kjo pasuri është keqshfrytëzuar. Ne e kemi luftuar me të gjitha ato që kemi pasur. Kjo pasuri do të jetë mbështetje për cdo njërin, jo se do marrin kovë me naftë apo lek. Përfitimi ekonomik dhe financiar do të impaktojë pensionet, bilancin e pagesave, nuk diskutohet sistemin e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqënien e fëmijëve tanë'

edi rama

Sondazh

Poll