Aktualitet

'Shokë qelie' me Bllakon, Dakon dhe Safet Gjicin! Beleri dhe Lefter Alla transferohen te burgu i Durrësit

Drejtoria e Burgjeve kreu transferimin në Burgun e Durresit të Belerit dhe Allës, pasi deri më tani ata po qëndronin në spitalin e burgut.

23 Gusht 2023, 11:26 Nga A.B
'Shokë qelie' me Bllakon, Dakon dhe Safet Gjicin! Beleri dhe
Lefter Alla dhe Fredi Beleri

TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri dhe ish-kryebashkiaku i PS në Bulqizë, Lefter Alla do të qëndrojnë në paraburgimin e Durrësit.

Drejtoria e Burgjeve kreu transferimin në Burgun e Durresit të Belerit dhe Allës, pasi deri më tani ata po qëndronin në spitalin e burgut. Në burgun e Durrësit, ndodhen edhe Lefter Koka, Alqi Bllako Arben Dervishi Vangjush Dako dhe Safet Gjici.

Kujtojmë se Fredi Beleri është arrestuar për blerje votash, ndërsa Lefter Alla për shpërdorim detyre./Dosja.al

fredi beleri lefter alla

Sondazh

Poll