Politike

Berisha: Askush nuk mund t’i japë përgjigje kësaj situate përveç opozitës, është absurde që të presësh nga SKAP-i i partisë

Në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Berisha ka theksuar se është absurde që të presësh nga SPAK për të ndërtuar shtetin.  

23 Gusht 2023, 14:31 Nga I.A
Berisha: Askush nuk mund t’i japë përgjigje kësaj situate
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se opozita është e vetmja që mund t'i jap përgjigje kësaj situate që është krijuar. Në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Berisha ka theksuar se është absurde që të presësh nga SPAK për të ndërtuar shtetin.  

"Sot, më të mprehta se kurrë janë detyrat e opozitës. Askush nuk mund t’i japë përgjigje kësaj situate përveç opozitës dhe shqiptarëve. Është absurde të presësh që SKAP-i i partisë do të ndërtojë shtetin. Ata që besojnë këtë, nuk janë realistë. Në këtë det krimi, askush nuk mund t’i jepte përgjigje përveç qytetarëve të revoltuar. Le që sot janë një së bashku kundër opozitës, kundër popullit opozitar, kundër popullit idealist që denoncon dhe nuk pranon krimet e tyre. Ata janë të gjithë së bashku, me polici, me prokurori, me SHISH, me parlament, me qeveri. Por ne me shembullin tonë, duhet të udhëheqim. Unë kam shumë besim se ne këtë mision do e përmbushim. Natyrisht na takon detyra të përballemi apo të merremi njëkohësisht me disa çështje. Nuk kemi zgjidhje tjetër," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll