Art&Argëtim

E konfirmojnë! Rihanna është bërë nënë për herë të dytë

Çifti do qëndrojë larg syrit të publikut, në shtëpi. Ata do e njoftojnë vetë lajmin e bukur pasi të qëndrojnë edhe disa kohë me bebushen.

22 Gusht 2023, 07:17 Nga A.B
E konfirmojnë! Rihanna është bërë nënë
Rihanna

SHBA-Artistja me famë botërore, Rihanna dhe A$AP Rocky janë bërë prindër për herë të dytë, të një vajze. Ylli i famshëm solli në jetë fëmijën e tyre të dytë, 15 muaj pas lindjes së RZA.

Informacioni është bërë i ditur nga burime pranë ET, por raportohet se lindja e bebushes ka ndodhur ditë më parë.

Sipas asaj që u bë e ditur, çifti do qëndrojë larg syrit të publikut, në shtëpi. Një nga burimet e ET shtoi se ekziston mundësia që çifti të bëjë njoftimin zyrtar për lindjen e fëmijës së bashku me lajmet për fondacionin që Rihanna ka krijuar për nder të gjyshërve të saj, Clara Lionel Foundation.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SAVAGE X FENTY BY RIHANNA (@savagexfenty)

“Rihanna dhe A$AP janë mirë tani. Ata janë kaq të emocionuar që po rrisin familjen e tyre dhe janë kaq të bashkuar kur bëhet fjalë për prindërimin. Ata kalojnë shumë mirë së bashku dhe janë shumë të dashuruar”,  tha një nga burimet për ET.

Ylli aktualisht ka gjithsesi angazhime të kufizuara profesionale, pasi ka dhënë dorëheqjen si CEO i kompanisë së saj Savage x Fenty, ndaj është siguruar që të fokusohet në atë që dëshiron më shumë, familjen e saj./Dosja.al

rihanna asap rocky

Sondazh

Poll