Aktualitet

Operacioni ‘Metamorfoza’, të arrestuarit kërkojnë masë më të lehtë sigurie, shtyhet seanca

Në orën 10:00 të 29 Gushtit gjyqtarja e Apelit Saida Dollani do të vendosë rreth kërkesave të të arrestuarve që kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë. 

23 Gusht 2023, 11:06 Nga A.B
Operacioni ‘Metamorfoza’, të arrestuarit kërkojnë
Pellumb Gjoka dhe Oltion Bistri

TIRANË- Më 29 Gusht, Gjykata e Apelit  të Posaçëm do vendosë për kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, oficerit të policisë Oltion Bistri, i cili ka qenë ish-kreu i Forcave Operacionale, dhe personave të tjerë të arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” që kërkojnë ndryshimin e masës së arrestit në burg.

Ata kundërshtojnë mënyrën procedurale të mbërritjes së provave që përfshijnë mesazhet e përgjuara në aplikacionet e enkriptuara SKY ECC dhe Encro Chat të zbërthyera nga autoritetet franceze.

Në orën 10:00 të 29 Gushtit gjyqtarja e Apelit Saida Dollani do të vendosë rreth kërkesave të të arrestuarve që kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë. 

Operacioni “Metamorfoza” u realizua pas çkodimit të aplikacioneve “EncroChat” dhe “SKY” të një telefoni të sekuestruar nga pala franceze. Deri më tani janë arrestuar 8 persona, ndërsa 9 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre Ervis Martinaj dhe Behar Bajri./Dosja.al

operacioni metamorfoza

Sondazh

Poll