Aktualitet

VIDEO/ Grabiti një banesë, arrestohet 32-vjeçari në Krujë, 'e pëson' edhe shoku që e strehoi

Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, sepse në vitin 2022, ka vjedhur me dhunë në një banesë në fshatin Vinjolle, Milot.

23 Gusht 2023, 10:30 Nga A.B
VIDEO/ Grabiti një banesë, arrestohet 32-vjeçari në
Momenti i arrestimit

KRUJË- Vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim, pasi në vitin 2022 grabiti me dhunë një banesë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, sepse në vitin 2022, ka vjedhur me dhunë në një banesë në fshatin Vinjolle, Milot.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 49 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim.


NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar "Momenti". Vodhi me dhunë në një banesë, në vitin 2022, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim.

Vihet në pranga edhe 1 shtetas tjetër, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Momenti".

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Mafsheq, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit I. K., 32 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, sepse në vitin 2022, ka vjedhur me dhunë në një banesë në fshatin Vinjolle, Milot. Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 49 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim.

operacioni momenti kruje

Sondazh

Poll