Politike

Zgjedhjet në Kukës/ Berisha mbledh nesër kryesinë e PD për të miratuar kandidaturat

Në rendin e ditës do të jetë miratimi i kandidaturave që do t’i nënshtrohen ‘primareve’ për kryetar bashkie në Kukës, zgjedhje të cilat do të zhvillohen në 24 shtator.

22 Gusht 2023, 13:02 Nga A.B
Zgjedhjet në Kukës/ Berisha mbledh nesër kryesinë e PD
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mbledhë nesër kryesinë në selinë blu, në orën 13:00. Në rendin e ditës do të jetë miratimi i kandidaturave që do t’i nënshtrohen ‘primareve’ për kryetar bashkie në Kukës, zgjedhje të cilat do të zhvillohen në 24 shtator.

Për këto zgjedhje, ai u pyet edhe pak ditë më parë nga gazetarët, ku tha: 

“Ne do shkojmë si koalicion, nuk ka diskutim ajo. Koalicioni është koalicion. Por do krijohet një koalicion më i gjerë, këtë do ta shohim. PL do jetë në koalicion dhe e falënderoj shumë , por unë shpresoj që edhe aleatë të tjerë ta mbështesin”.

Berisha ka deklaruar herë pas herë se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me Lulzim Bashën./Dosja.al

sali berisha zgjedhje ne kukes

Sondazh

Poll