Aktualitet

FOTO-VIDEO/ "BMW"-ja luksoze shkaktoi aksidentin te diga e Liqenit Artificial, autori kapet pas disa orësh në arrati

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Eldi Allushi, i cili mëngjesin e sotëm shkaktoi aksidentin te diga e Liqenit Artificial.

22 Gusht 2023, 19:24 Nga m.s

FOTO-VIDEO/ "BMW"-ja luksoze shkaktoi aksidentin te diga e Liqenit

TIRANE- Policia e Tiranës ka vënë në pranga Eldi Allushi, i cili mëngjesin e sotëm shkaktoi aksidentin te diga e Liqenit Artificial.

FOTO-VIDEO/ "BMW"-ja luksoze shkaktoi aksidentin te diga e Liqenit
Eldi Allushi

26-vjeçari që në orët e para të mëngjesit, doli nga rruga me një makinë luksoze dhe u përplas tek bordurat mbrojtëse të liqenit.

I riu nga Durrësi, me shpejtësi skëterrë është ngjitur sipër kodrës e më pas ka përplasur mjetin "BMW" me bordurën e digës së Liqenit Artificial të Tiranës. 

Pas përplasjes, u largua nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe targën. 

Njoftimi nga policia

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.

eldi allushi

Sondazh

Poll