Politike

Ish-kryeministri italian kritikon Melonin: Shpresojmë që vitin e ardhshëm të promovojë Italinë si Shqipërinë

Ai shprehet i pakënaqur për promovimin e turizmit shqiptar nga ana e Melonit, ndërsa ka kërkuar nga ana e kryeministres që të bëjë më shumë për Italinë. 

21 Gusht 2023, 22:36 Nga m.s
Ish-kryeministri italian kritikon Melonin: Shpresojmë që vitin e
Giorgia Meloni

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi, ka përcjellë një reagim për vizitën e kryeministres italiane Giorgia Meloni në Shqipëri, por edhe në lidhje me pagesën e faturës së 4 turistëve që u larguan nga restoranti në Berat. Ai shprehet i pakënaqur për promovimin e turizmit shqiptar nga ana e Melonit, ndërsa ka kërkuar nga ana e kryeministres që të bëjë më shumë për Italinë. 

Shkrimi i plotë

"Javën e kaluar vendimi i kryeministres Meloni për të përdorur Ambasadën Italiane në Shqipëri për të rimbursuar koston e një dreke që disa turistë italianë hëngrën pa paguar te një restorant shqiptar, u bë kryefjalë. Meloni ishte me pushime në Shqipëri. Dhe për mua kryeministrja shkon ku të dojë: nuk jam unë sovrani. Në fund të fundit, Giorgia Meloni na ka mësuar me konvertime spektakolare për gjithçka, nga euro në NATO, nga emigracioni tek makineritë e naftës. Ajo mund të ndryshojë mendje edhe për turizmin, apo jo? Kjo është mirë. Vërtet, le të shpresojmë që vitin e ardhshëm qeveria Meloni do të jetë në gjendje të zhvillojë një fushatë promovuese për turizmin italian që të jetë të paktën po aq efektive sa ajo që qeveria Meloni ka bërë këtë vit për turizmin shqiptar”, shkruan Matteo Renzi.

“Eshtë e panevojshme të them se më gëzon fakti që Meloni i ka dhënë restorantit shqiptar 80 euro, asistencë më të mirë nuk do ta kisha imagjinuar kurrë për deklaratën më të lehtë të jetës sime politike: “Kemi dhënë 80 euro për vite me radhë për dhjetë milionë italianë. Meloni i dha një familje shqiptare një herë 80 euro. Zbuloni dallimet: Koncept banal, por e vërtetë e pakundërshtueshme", vijon Renzi.

matteo renzi giorgia meloni itali shqiperi

Sondazh

Poll