Politike

Zgjedhjet në Kukës, PD e Bashës depoziton ankimimin në KQZ

PD e Bashës ka kërkuar dy anëtarë në KZAZ.

21 Gusht 2023, 14:52 Nga f.i

Zgjedhjet në Kukës, PD e Bashës depoziton ankimimin në KQZ

KUKËS- Partia Demokratike e vulës së grupit të Lulzim Bashës ka ankimuar në KAS vendimin për anëtarë të KZAZ.

Përmes një deklaratë për mediat, Mirela Karabina është shprehur se vendimi për t’i dhënë Partisë së Lirisë 2 komisionerë në zgjedhjet e Kukësit është qartazi një dëm që iu bëhet demokratëve, të cilët përfaqësohen vetëm nga Partia Demokratike.

“Komisioneri Celibashi, edhe njëherë si në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka marrë një vendim politik kundër Partisë Demokratike dhe në shërbim të oligarkisë politike, duke emëruar Partinë e Lirisë si partinë më të madhe opozitare në shkelje të hapur të ligjit. Nëse më 14 maj ndodhi transferimi politik i votës nga Foltorja tek Partia e Lirisë, sot Komisioneri po bën transferimin ligjor duke i konsideruar votat e demokratëve si të LSI-së”, tha Karabina.

zgjedhjet ne kukes

Sondazh

Poll