Aktualitet

'Punon në Tiranë'/ 54-vjeçarja në Cërrik denoncon në Polici zhdukjen e djalit: Kam 8 muaj pa kontakt

Policia ka nisur punën për gjetjen e të riut me inicialet S.E.

22 Gusht 2023, 11:08 Nga A.B
'Punon në Tiranë'/ 54-vjeçarja në Cërrik
Policia

ELBASAN- Prej 8 muajsh një 54-vjeçare në Cërrik nuk ka pasur komunikim me djalin e saj që jeton dhe punon në Tiranë. Për këtë shkak, ajo iu është drejtuar Policisë për ndihmë, për gjetjen e 25-vjeçarit. Policia bën të ditur se ka nisur punën për gjetjen e të riut me inicialet S.E.

NJOFTIMI I POLICISË:

•Ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik, ka bërë kallëzim shtetasja S. E., 54 vjeçe, banuese në Cerrik, se që prej datës 28.01.2023, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin S. E., 25 vjeç, i cili prej 2 vjetësh jetonte dhe punonte në Tiranë. Vijon puna për gjetjen e shtetasit S. E.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

cerrik zhduket 25-vjecari

Sondazh

Poll