Aktualitet

'BMW'-ja luksoze përfundoi në digën e Liqenit të Tiranës, identifikohet shoferi, policia në kërkim

Bëhet fjalë për një djalë të moshës së 26 vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit, i cili ka qenë me shpejtësi të lartë

22 Gusht 2023, 10:33 Nga A.B
'BMW'-ja luksoze përfundoi në digën e Liqenit të
Makina

TIRANË- Identifikohet personi që braktisi mjetin 'BMW' në digën e liqenit artificial të Tiranës. 

Bëhet fjalë për një djalë të moshës së 26 vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit, i cili ka qenë me shpejtësi të lartë. Dyshohet se ai ka qenë duke lëvizur nga “Rruga e Kosovarëve” dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike.

Policia po punon për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore./Dosja.al

aksident ne tirane

Sondazh

Poll