Aktualitet

Digjet banesa në Shkodër/ 5 familje mbeten pa strehë, apeli i tyre: Shqiptarët të vendosin dorën në zemër, na ndihmoni

Mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke izoluar flakët që të mos digjeshin shtëpitë e tjera.

22 Gusht 2023, 10:15 Nga A.B
Digjet banesa në Shkodër/ 5 familje mbeten pa strehë, apeli i
Foto ilustruese

SHKODËR-Pesë familje kanë mbetur pa të pastreha në zonën e Golemit të Bashkisë Shkodër. Mësohet se banesa ku ato jetonin është djegur mbrëmjen e së hënës.

Mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke izoluar flakët që të mos digjeshin shtëpitë e tjera. Familjarët apelojnë për ndihmë, teksa një fëmijë ka pësuar djegie.

“Dëmi është i madh. Kanë qenë fëmijët e mi brenda . Faleminderit krushqive që kanë ardhur. Nuk di ca të them tjetër. Mua më është bërë një dëm kolosal. Shteti të na ndihmojë. Ju lutemi me mish e me shpirt çdo shqiptari të vendosin dorën në zemër”– kanë thënë ato.

digjen banesat ne shkode

Sondazh

Poll