Aktualitet

Zhdukja e Alvin Berishës, reagon Myfiu i Shkodrës: Diplomacia rol vendimtar, të kthehet djali

19 Tetor 2019, 08:31 Nga DOSJA
Zhdukja e Alvin Berishës, reagon Myfiu i Shkodrës: Diplomacia rol

Tiranë- Për rastin e Alvin Berishës ka reaguar edhe myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.

Në një dalje për mediet,  Myftiu bëri thirrje familjet shqiptarë që janë mashtruar nga propagandat e ISIS duhet të kthehen në Atdhe përmes ndihmës së shtetit.Ai tha se “diplomacia me te gjitha format duhet te interesohet dhe të luajë një rol vendimtar qoftë edhe për kthimin e një fëmije”.

“Familjet e shqiptareve te gënjyer apo te mashtruar nga propaganda false te atyre diteve te kthehen nje ore e me pare ne vendin e tyre. Sepse nuk kane faj fëmijët e tyre per gabimet e prindërve. Normalisht diplomacia me te gjitha format duhet te interesohet dhe te luaj nje rol vendimtar qofte edhe per kthimin e nje femije. Të çdo femije, por edhe çdo shqiptar eshte i shenjte per token tone. Ne si komunitet fetar i qendrojme thirrjeve tone dhe nuk tërhiqemi. As nuk e ndryshojme thirrjen tone per asnje arsye sepse eshte thirrje e drejte dhe ajo qe ka ndodhur ne Siri gjate ketyre viteve eshte nje zullum i madh te cilin nuk e kemi deshiruar dhe nuk e pranojme dhe nuk e pranon asnje mendje e shendoshe”,ka deklaruar ai. 

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri. Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha historia e alvin berishes ne siri myftiu u shkodrës alvin berisha historia e alvin berishes ne siri myftiu u shkodrës

Sondazh

Poll