Sport

Tjetër sulmues i Man.United akuzohet për dhunë në familje, rrezikon përjashtimin...

Anthony mund të ndiqte fatin e Mason Greenwood

20 Gusht 2023, 10:00 Nga DOSJA
Tjetër sulmues i Man.United akuzohet për dhunë në familje,

ANGLI - Ish e dashura e yllit brazilian të Manchester United, Anthony, ka kontaktuar avokatët e saj dhe synon të dërgojë një ankesë në gjykatë kundër futbollistit për dhunë në familje. Gabriela Cavalin pritet të nisë gjyqin në javët në vijim.

Sipas informacioneve që vijnë nga ishulli, Gabriela synon të dërgojë në gjykatë një dokument prej 70 faqesh. Ai përmban dëshmi të sjelljes agresive të futbollistit ndaj saj. Sipas avokates Vanessa Souza, kjo do të rezultonte në një situate, ku Anthony Che do të duhej të përgjigjej ndaj akuzave për tre krime të ndryshme.

Duket se “Old Trafford” shumë shpejt nuk do të pushojë dot nga raste të tilla. Vetëm ditë më parë përfundoi një hetim i brendshëm për Mason Greenwood, i cili gjithashtu dyshohej se kishte dhunuar fizikisht të dashurën e tij dhe si rezultat i protestave, futbollisti u përjashtua përgjithmonë nga ‘Djajtë e Kuq’.

Për momentin nuk pritet një hetim i ngjashëm për rastin e Anthony, por nëse çështja thellohet, braziliani mund të ndjekë fatin e Greenwood dhe të përjashtohet përkohësisht nga ekipi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll