Sport

Ten Hag në telashe! Një yll i Man.United mund të largohet nga "Old Trafford"...

E ardhmja e mbrojtësit francez Rafa Varane është e pasigurt

20 Gusht 2023, 10:30 Nga DOSJA
Ten Hag në telashe! Një yll i Man.United mund të largohet nga

ANGLI - Problemet për gjigantin anglez Manchester United duket se nuk kanë fund. Ndërsa Erik ten Hag filloi të mbledhë një skuadër të forte, që mund të sfidonte hegjemoninë e Liverpool dhe Manchester City në vitet e fundit, holandezi mund të humbasë një nga lojtarët e tij më të vlefshëm, mbrojtësin Raphael Varane.

Ai, së bashku me Lisandro Martinez, arritën të transformonin tërësisht mbrojtjen e “Djajve të Kuq” dhe sollën një qetësi dhe klas, që ndoshta i mungonte epokës së Nemanja Vidiçit dhe Rio Ferdinandit. Nuk do të ishte aspak ekzagjerim të thuhet se pa Varane, sukseset që United arriti vitin e kaluar mund të mos kishin ekzistuar fare.

Megjithatë, francezi tani po tundohet seriozisht të largohet nga “Old Trafford” pas vetëm dy vitesh në klub. Al-Ittihad është i interesuar për të, skuadër ku luajnë Karim Benzema dhe N'Golo Kante, me të cilët mbrojtësi njihet mirë nga kombëtarja. 

Sipas “Goal”, Benzema dhe Kante po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të bindur francezin të largohet nga Manchester United dhe t'i bashkohet për vitet e fundit të karrierës së tij.

Sidoqoftë, Varan nuk është aq i vjetër. Ai është 30 vjeç, që do të thotë se nëse mund të shmangë dëmtimet, mund të luajë në nivelin më të lartë për të paktën tre, katër, apo edhe pesë vjet, ose më shumë. Kjo është arsyeja pse transferimi i tij varet vetëm nga ambiciet e tij. Varane pritet të shpallë shumë shpejt vendimin e tij, pasi nëse largohet, Manchester United do të duhet të gjejë një zëvendësues të denjë për francezin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll