Sport

Premier League/ Manchester City e nis si kampion, mposhti Newcastle me Alvarez, që firmosi për 3 pikët e “Cityzens”... (video)

Julián Alvarez mundi Pope me një goditje të pabesueshme në minutën e 31-të për t'i dhënë Manchester Cityt një 3 pikësh kundër Newcastle dhe për të mbajtur “Citizens” në krye të tabelës.

19 Gusht 2023, 23:47 Nga DOSJA

Premier League/ Manchester City e nis si kampion, mposhti Newcastle me Alvarez,

ANGLI - Manchester City ka qenë skuadra më e mirë e Premier League në vitet e fundit, gjë që ata e dëshmuan përsëri këtë të shtunën mbrëma. Skuadra e Pep Guardiolës kaloi një sfidë të vështirë kundër Newcastle, tre ditë pasi fitoi Superkupën e Evropës, duke gjetur një mënyrë për të marrë tre pikë të tjera të rëndësishme.

Lojtari yll ishte Julián Alvarez, i cili kishte luajtur vetëm disa minuta kundër Sevillas (zëvendësuar në minutën e 85-të) dhe startoi kundër Magpies, me sulmuesin argjentinas që hapi rrjetën e miqve në minutën e 31-të, me një goditje diagonale të pakapshme, duke firmosur rezultatin final 1-0 për “Qytetarët”.

Ndeshja pati shumë pak mundësi të qarta, me Cityn që siguroi golin e vetëm në pjesën e parë të takimit. Newcastle ishte konkurrues, por nuk kërcënonte Ederson dhe duhej të arrinte në minutën e 70-të për ta ndacmuar skuadrën e Guardiolës, tek e cila ndihej lodhja e finales së Athinës, tri ditë më parë ndaj Sevillas, ku “Cityzen” fituan edhe Superkupën e Europës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll