Sport

“Play-off” i Conference League / FSHF mirëpret Strugën në “Elbasan Arena”

Sfida Struga-Breidablik, e vlefshme për fazën “play-off” të UEFA Conference League, do të luhet më datën 24 gusht, në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 19:00.

18 Gusht 2023, 13:11 Nga DOSJA
“Play-off” i Conference League / FSHF mirëpret Strugën

TIRANE - Vendimi është marrë në konsultim mes UEFA-s, Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi stadiumi i Strugës nuk plotësonte kriteret e qeverisë së futbollit europian për ndeshjet e kësaj faze.

Gjithashtu, asnjë stadium tjetër në Maqedoninë e Veriut nuk përmbush aktualisht kriteret e UEFA-s dhe për këtë arsye u ra dakord me FSHF, që ndeshja e parë e Strugës të luhet në Shqipëri.

Përveç stadiumit, Federata Shqiptare e Futbollit do të ofrojë të gjithë asistencën e saj për organizimin sa më të mirë të ndeshjes falë edhe eksperiencës së madhe që ka në pritjen e kompeticioneve ndërkombëtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Gusht 2023, 12:07

Bayern Munich thyen “derrkucin”…

GJERMANI - Bayern Munich nuk dëshiron të mbetet pas klubeve të mëdha të Europës. Bavarezët kanë thyer merkaton me H...