Sport

Thënia tronditëse e një gazetari për Mbappé: “Ai kurrë nuk do të jetë një prej nesh”

Një gazetar madrilen ka bërë një zbulim të tmerrshëm për Kylian Mbappé.

18 Gusht 2023, 10:51 Nga DOSJA
Thënia tronditëse e një gazetari për Mbappé:

SPANJE - Kylian Mbappé te Real Madrid, padyshim që nuk do të jetë ende për këtë verë. Ndërsa dukej se ishte afër, pasi kapiteni i Francës doli në shitje, gjithçka ndryshoi të dielën e kaluar, kur Paris Saint-Germain vendosi të rikthejë në skuadrën e tyre djaloshin nga Bondy. 

Në rrugën e duhur për të luajtur një sezon të shtatë me fanelën kuqeblu, kampioni i botës 2018, nuk ka bërë ende miq në kryeqytetin spanjol. Dhe ai mori një paralajmërim të madh!

Në të vërtetë, për Tomas Roncero, gazetar i “AS” dhe ndjekës i Realit, Kylian Mbappé nuk do të jetë kurrë një "madrilist i vërtetë" edhe nëse ai arrin në kryeqytetin spanjol:

"Mbappé nuk ka një identitet madrilen. Ai nuk do të ishte njëri prej nesh",- tha ai kështu në seti i “El Chiringuito” para se t'i bashkohet Marçal Llorente, i cili e sheh Mbappen si "një lojtar të paqëndrueshëm" dhe që vazhdon ta "zvarrisë" Real Madridin. Një gjë duket e sigurt në çdo rast, edhe nëse ai vjen vitin e ardhshëm, ylli parizien do të duhet të ndryshojë"...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll