Sport

Leo Messi për akomodimin e tij në Miami: “Ishte shumë më e lehtë nga sa mendonim”

Në një konferencë për shtyp, të organizuar nga Inter Miami, Lionel Messi i është rikthyer transferimit te PSG dhe integrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

18 Gusht 2023, 09:00 Nga DOSJA
Leo Messi për akomodimin e tij në Miami: “Ishte shumë

SHBA - Një muaj pas largimit të lirë nga PSG, ylli argjentinas Leo Messi, në një konferencë për shtyp, foli për kalimin e tij në kryeqytetin francez. Një lëvizje që ai nuk e donte në atë kohë.  “Largimi im për në Paris nuk është diçka që unë e kam dashur. Ndodhi brenda natës. Më duhej të mësohesha shpejt me një vend të ri, pas kaq shumë vitesh në Barcelonë.”

Lionel Messi, për integrimin e tij në Miami

Një largim i detyruar nga vështirësitë ekonomike të Barçës në atë kohë. Por pas dy sezonesh të përziera në Paris, argjentinasi këtë herë pati mundësinë të përgatitej për ardhjen e tij në MLS, ku më 15 korrik nënshkroi për Inter Miami. 

“Po vendosemi. Fëmijët e mi do të fillojnë shkollën së shpejti. Ishte shumë më e lehtë nga sa mendonim.  Ne kishim jetuar përvojën e Barcelonës në Paris, ishte e ndërlikuar, por ishte ndryshe.”

Një sistemim që padyshim e lejoi Messin të shprehej më lirshëm në fushë. Autor i nëntë golave ​​në gjashtë ndeshje, shtatë herë “Topi i Artë” e ka gjallëruar Miamin që nga ardhja e tij. Ndërsa klubi nuk kishte fituar për nëntë ndeshje, tani ja ku është në finalen e Kupës së Ligës (të dielën 20 gusht kundër Nashville).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll