Sport

VIDEO / Partizani në "play-off", falë Tedi Carës, eliminohet Valmeira me shifrat 3-1

Partizani luajti përballë kampionëve të Letonisë Valmeirës për raundin e tretë eliminator të Conference League, tashmë kalon në fazën e fundit përpara grupeve.

17 Gusht 2023, 21:55 Nga DOSJA
VIDEO / Partizani në "play-off", falë Tedi Carës,

ELBASAN - Partizani luajti ndeshjen e kthimit përballë kampionëve të Letonisë Valmeirës në "Elbasan Arena", e vlefshme për raundin e tretë eliminator të Conference League.

Pas fitores në ndeshjen e parë në stransfertë me shifrat 1-2, të kuqtë arritën të sigurojnë fazën tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Në minutën e 21-të i përhershmi tashmë Tedi Cara zhbllokin ndeshjen në favor të kampionëve të vendit.

Pjesa e dytë edhe pse prodhoi raste nuk arriti asnjëra nga skuadrat të ndryshojë shifrat e takimit i cili u mbyll me rezultatin 1-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-1 që kualifikon Partizanin në play-off-in e Conference League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll