18 Gusht 2023, 11:45
Nga A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike (të vulës) Gazment Bardhi ka reaguar pas komentit të kryeministrit Rama në lidhje me hetimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit. Sipas Bardhit puna e SPAK është meritë e SHBA-ve. Ajo që po bën Rama dhe që ka në dorë është vetëm vjedhja e shqiptarëve.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Të ishte për Edi Ramën dhe PS, sot në drejtimin e SPAK do ishte një ushtar i tij, që siç provoi GJKKO kërkoi burg për ish-zëvendësministrin por jo për ish-ministrin hajdut, mik të Edi Ramës. Ishte ndërhyrja e SHBA që mbajti larg duart e qeverisë nga drejtimi i SPAK.
Të ishte për Edi Ramën dhe PS, sot prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm, do të emëroheshin në detyrë pas certifikimit nga DSIK, institucion në varësi të Edi Ramës. Ishte ndërhyrja e SHBA që i dha të drejtë opozitës dhe e konsiderojë të papranueshme një parashikim të tillë.
Të ishte për Edi Ramën dhe PS, sot koncesioni i sterilizimit do të vazhdonte qetësisht të zhvaste paratë e qytetarëve shqipëtarë dhe Edi Rama do shëtiste studio më studio me setin e bisturive në dorë për ti bërë reklamë hajdutërisë. Ishte dhe është investimi i partnerëve ndërkombëtar drejtësia që i jep fund pandëshkueshmërisë.
Për Edi Ramën dhe PS, Ilir Beqaj i certifikuar në hajdutëri është emëruar drejtor i fondeve publike, si manovër për ti dhënë atij mbrojtje politike ndaj hetimeve të drejtësisë. Edhe pse nën hetim për një dëm miliona euro, Edi Rama vazhdon ta mbajë në detyrë, me shpresën se do ta shpëtojë nga drejtësia.
Për Edi Ramën dhe PS, Arben Ahmetaj pasi certifikohet si hajdut i parave publike në pozicionin e ministrit, promovohet duke u bërë Zëvendëskryeministër. Të ishte për Edi Ramën dhe PS, edhe sot do vijohej qetësisht me pagesat për mafiozët e inceneratorëve, për vepra që nuk ekzistojnë.
Edi Rama nuk ka asgjë në dorë për të ndalur drejtësinë! Nëse do të kishte askush prej miqve të tij nuk do ishte në burg. Atë që ka në dorë Edi Rama po e bën çdo ditë: po zhvat qytetarët me afera miliona euro, duke i varfëruar çdo ditë e më shumë dhe duke i dhënë Shqipërisë qeverinë më të korruptuar në 100 vite.
gazment bardhi
Politike
18 Gusht 2023, 11:20
A.B
Rama dhe Meloni
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmet që kryeministrja italiane Giorgia Meloni të jetë takuar me Tony Blair n&e...
Politike
18 Gusht 2023, 10:16
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimeve të një dite më parë të SPAK për çështjen e...
Politike
17 Gusht 2023, 17:40
I.A
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme bllokimin e sistemit elektronik dhe analog të Kadastrës. Sekretari Organizativ ...
Politike
17 Gusht 2023, 17:20
I.A
Yuri Kim dhe David ëisner
SHBA- I ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner ësh...
Politike
17 Gusht 2023, 16:10
I.A
Edi Rama
TIRANË- Videoja e mëposhtme tregon momentin se si kryeministri Edi Rama mbronte koncensionin e sterilizimit në vitin 2017. I f...
Politike
17 Gusht 2023, 14:53
a.l.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot në studio në News24 për marrëdhënien me ish-kr...
Politike
17 Gusht 2023, 14:26
A.B
Endri Shabani
TIRANË- Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka reaguar pas arrestimeve nga SPAK dhe lëvizjes së sotme për &cced...
Politike
17 Gusht 2023, 14:19
A.B
Nga John Schindler, Washington Examiner
Gjatë viteve të fundit, republikanët kanë humbur gradualisht besimin në integritetin joparti...
Politike
17 Gusht 2023, 14:15
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirise, Ilir Meta ka komentuar arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit. I ftuar në...
Politike
17 Gusht 2023, 13:43
A.B
Taulant Balla dhe Martin McDowell
TIRANË- I ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, H. Martin McDowell, ka vë...