Politike

VIDEO/ Si e mbronte Rama koncensionin e sterilizimit: Sistemi është perfekt. Rakipi: I'a ke dhënë një njeriu me 1500 euro kapital

Ndërkohë, i pyetur nga gazetari Ylli Rakipi se këtë koncension e kishte marrë një emigrant shqiptarë me një kompani me vetëm një të punësuar dhe me 1500 euro kapital, Rama u shpreh se ai nuk flet për personin, por për sistemin.  

17 Gusht 2023, 16:10 Nga I.A
VIDEO/ Si e mbronte Rama koncensionin e sterilizimit: Sistemi është
Edi Rama

TIRANË- Videoja e mëposhtme tregon momentin se si kryeministri Edi Rama mbronte koncensionin e sterilizimit në vitin 2017. I ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit', Rama ka theksuar se ky është sistemi më perfekt që është ndërtuar. Ndërkohë që i pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se këtë koncension, e kishte marrë një emigrant shqiptar me një kompani me vetëm një të punësuar dhe me 1500 euro kapital, Rama u shpreh se ai nuk flet për personin, por për sistemin.  

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Kemi stelirizimin. 100 milion euro. I janë dhënë një emigranti shqiptar, Ilir Rapaj me një të punësuar dhe me 1500 euro kapital.

Rama: I pe këto?

Rakipi: Mua këto nuk ma mbushin mendjen.

Rama: Ti më flet për njeriun, unë të flas për sistemin. Sistemi që kemi ndërtuar është perfekt për sterilizimin. Ne paguajmë 8 mln euro në vit për 10 vite. Nëse kjo ju duket sikur nuk vlen, për mua duket sikur vlejnë. 

Rakipi: Ore, ia ke dhënë një njeriu me 1500 euro kapital!!! Pose s’ma jep mua koncensionin e sterilizimit?! Unë të vë më shumë, 150 mijë euro. 

Çfarë ndodhi sot?

Sot u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”. Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).

Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që  fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit. Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”. Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al

edi rama koncesioni i sterilizimit

Sondazh

Poll