Politike

SHBA e shqetësuar për ndërhyrjen në sistemet TIMS të Policisë së Shtetit

Gjatë takimit me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, ai shprehu gatishmërinë e SHBA-së në hetimin e çështjes së ndërhyrjes në sistemin TIMS.

17 Gusht 2023, 13:43 Nga A.B
SHBA e shqetësuar për ndërhyrjen në sistemet TIMS të
Taulant Balla dhe Martin McDowell

TIRANË- I ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, H. Martin McDowell, ka vënë në dukje shqetësimet e SHBA për ndërhyrjen në sistemet TIMS të Policisë së Shtetit. Gjatë takimit me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, ai shprehu gatishmërinë e SHBA-së në hetimin e çështjes.

 “I ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell u takua sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ata diskutuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. I ngarkuari me Punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. McDowell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre”- shkruhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.

shba taulant balla martin mcdowell

Sondazh

Poll