Politike

Denoncoi koncesionin e sterilizimit, nisma 'Thurje': Të arrestohet ish ministri Beqaj, vilat e politikanëve të bëhen qendra shëndetësore

Shabani thotë se kanë 4 vite që presin rezultate nga SPAK për denoncimin e kryer.

17 Gusht 2023, 14:26 Nga A.B
Denoncoi koncesionin e sterilizimit, nisma 'Thurje': Të
Endri Shabani

TIRANË- Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka reaguar pas arrestimeve nga SPAK dhe lëvizjes së sotme për çështjen e koncesionit të sterilizimit që çoi në pranga biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj. Ai thotë se kanë 4 vite që presin rezultate nga SPAK për denoncimin e kryer. Po ashtu, Shabani thotë se duhet të arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj, e si dhe shton se vilat e politikanëve shqiptarë duhet të bëhen qendra shëndetësore. 

REAGIMI:

Nisma Thurje përgëzon SPAK-un për arrestimet e sotme. Çdo hap në avancimin me hetimin e kallëzimit të depozituar nga Nisma Thurje në Dhjetor të vitit 2019 është një hap në drejtim të rikthimit të besimit tek drejtësia. I inkurajojmë prokurorët e SPAK-ut që të mos kufizohen në nivelin e funksionarëve publik, por të çojnë përpara drejtësisë politikanët e lartë duke nisur që nga ish ministri Ilir Beqaj e deri ku arrin zinxhiri i vendimmarrjes. Gjithashtu presim që paratë që i janë vjedhur shtetit shqiptar të konfiskohen dhe t'u rikthehen shqiptarëve. Vilat që janë ndërtuar me paratë e sterilizimit të kthehen në qendra shëndetësore shtetërore. Populli shqiptar i ka sytë nga drejtësia e re. Katër vite kanë kaluar që nga denoncimi ynë. Nuk ka më kohë për të humbur.

koncesioni i sterlizimit

Sondazh

Poll