Sport

Ousmane Dembele, numri ‘10’ i ri i PSG-së...

Klubi francez PSG njoftoi të enjten, se pas largimit të sulmuesit brazilian Neymar, fanelën me numrin ‘10’ do ta marrë Ousmane Dembele.

17 Gusht 2023, 19:29 Nga DOSJA
Ousmane Dembele, numri ‘10’ i ri i PSG-së...

FRANCE - Sulmuesi francez Ousmane Dembele, i ardhur te PSG këtë verë, nuk do të mbajë më fanelën me numrin ‘23’, ashtu siç ishte vendosur fillimisht. 

Duke përfituar nga largimi i Neymar në Al-Hilal, Dembele do të mbajë fanelën me numër ‘10’, e cila është nxjerrë në shitje në dyqanin zyrtar të klubit parizian.

Ousmane Dembele u transferua te PSG nga FC Barcelona, ​​për shumën prej 50 milionë eurosh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll