Sport

I pa fat, bëri vetëm dy ndeshje me Arsenalin dhe u dëmtua rëndë në gju! Mbrojtësi holandez nuk do të kthehet deri në 2024…

Holandez mbërriti te Arsenali këtë sezon. Luajti dy ndeshje dhe tani përballet me një pushim të gjatë

17 Gusht 2023, 16:22 Nga DOSJA
I pa fat, bëri vetëm dy ndeshje me Arsenalin dhe u dëmtua

ANGLI - Holandezi Jurriën Timber, nënshkrimi i Arsenalit për sezonin e ri, ka pësuar një këputje të ligamentit në gjurin e djathtë dhe do të mungojë “për një periudhë kohore të gjatë”, njoftoi klubi anglez.

Në faqen e tij zyrtare, Arsenali ka shpjeguar se pas kryerjes së testeve të mëtejshme, është konfirmuar se mbrojtësi 22-vjeçar ka një dëmtim në gjurin e djathtë dhe se do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.

“Topçinjtë” nuk bëjnë të ditur kohën e pritshme të ndalimit, por, për shkak të llojit të dëmtimit, Timber nuk duhet të kthehet në fushë deri në fund të vitit.

Kjo do të thotë se holandezi do të humbasë, përveç ndeshjeve të Premier League, edhe ndeshjet në fazën e grupeve të Champions League dhe pjesën tjetër të fushatës kualifikuese të Holandës për “Euro2024”.

I ardhur nga Ajax, Timber bëri vetëm dy ndeshje zyrtare për Arsenalin, të fundit kundër Nottingham Forest (2-1), në debutimin e Premier League, pasi u largua i dëmtuar nga ajo ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll