Sport

UEFA shpall kandidatët për fitimin e çmimit të LOJTARIT dhe TRAJNERIT më të mirë të vitit 2023! Mësoni kush janë ata...

Fituesit do të shpallen më 31 gusht, gjatë hedhjes së shortit...

17 Gusht 2023, 16:00 Nga DOSJA
UEFA shpall kandidatët për fitimin e çmimit të LOJTARIT

ZVICER - UEFA zbuloi, këtë të enjte, kandidatët për lojtarin dhe trajnerin më të mirë të vitit 2023. Fituesit do të shpallen gjatë shortit të fazës së grupeve të Champions League, i cili do të zhvillohet më 31 të këtij muaji.

Sa i përket lojtarëve, Erling Haaland (Norvegji dhe Manchester City), Kevin De Bruyne (Belgjikë dhe Man. City) dhe Lionel Messi (Argjentinë dhe PSG, tani në Inter Miami) janë kandidatët për fitore. 

Poshtë këtyre, dhe duke kompletuar “Top-10” (me radhë), ishin Gundogan (Gjermania dhe Man.City, tani në Barcelonë), Rodri (Spanjë dhe Man.City), Mbappé (Francë dhe PSG), Modric (Kroaci dhe Real Madrid), Brozovic (Kroaci dhe Real Madrid), Declan Rice (Angli dhe West Ham) dhe MacAllister (Argjentinë dhe Brighton, tani në Liverpool).

Sa i përket trajnerëve, Pep Guardiola (Man.City), Simone Inzaghi (Inter) dhe Luciano Spalletti (Napoli) janë kandidatët për fitore. Përfunduan në “Top-10” edhe De Zerbi (Brighton), Arteta (Arsenal), Zlatko Dalic (Kroaci), José Luis Mendilibar (Seville), Deschamps (Francë), David Moyes (West Ham) dhe Franck Haise (Lens).

Për të kuptuar më mirë nominimet, duhet theksuar se Manchester City fitoi në sezonin 2022/23, Champions League, Premier League dhe FA Cup, përveç se fitoi këtë të mërkurë, më të mirën ndaj Sevillas në Superkupën e Europës. (1-1, 5-4 me penallti). Nga ana tjetër, ishte klubi spanjol që fitoi Europa League.

Trofeu i Conference League shkoi për West Hamin, ndërsa Botërori 2022 në Katar u fitua nga Argjentina, e cila mundi Francën në finale me penallti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll