Aktualitet

Merr flakë makina në Unazën e Re, nuk ka person të lënduar

Dyshohet se shkak për zjarrin është defekt në mjet, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet.

16 Gusht 2023, 17:30 Nga I.A
Merr flakë makina në Unazën e Re, nuk ka person të
Foto ilustruese

TIRANË- Një makinë ka marr flakë ditën e sotme në Unazën e Re. Mësohet se makina ka marrë flakë në ecje e sipër, por fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Dyshohet se shkak për zjarrin është defekt në mjet, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 16.08.2023, në Unazë të Re, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip "BMë", me drejtues shtetasin F. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

merr flake makina ne tirane

Sondazh

Poll