Aktualitet

Vrau me kaçavidë të riun, lihet në burg 30-vjeçari në Bulqizë

Dema dy ditë më parë vrau Manjanin me kaçavidë. 

16 Gusht 2023, 16:48 Nga I.A
Vrau me kaçavidë të riun, lihet në burg 30-vjeçari
Dritan Manjani dhe Dorian Dema

BULQIZË- 30-vjeçari Dorian Dema është vendosur në masën e sigurisë arrest me burg në Bulqizë për vrasjen e 26-vjeçarit Dritan Manjani. Dema dy ditë më parë vrau Manjanin me kaçavidë. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 vjeçarin.

Vrasja ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Dibrës. Një konflikt mes dy fqinjëve, të cilët bullizonin njëri-tjetrin, duke përdorur nofka ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ku një i ri humbi jetën pasi u përpoq që të parandalonte përplasjen fizike. Autori Dorjan Dema është arrestuar, ndërsa familja e tij është marrë në mbrojtje.

dorian dema dritan manjani

Sondazh

Poll