Politike

Il Messaggero: Meloni mysafire e Ramës, i bashkohet radhës së “500 mijë italianëve” që pushojnë në Shqipëri

Gazeta italiane Il Messaggero i ka dedikuar një artikull vizitës së kryeministres italiane Giorgia Meloni në Shqipëri.

16 Gusht 2023, 14:30 Nga m.s
Il Messaggero: Meloni mysafire e Ramës, i bashkohet radhës së
Rama dhe Meloni

Gazeta italiane Il Messaggero i ka dedikuar një artikull vizitës së kryeministres italiane Giorgia Meloni në Shqipëri. Ajo vendosi ta kalonte mesin e gushtit me familjen e saj në Shqipëri. Meloni i është bashkuar 500 mijë italianëve, të cilët këtë vit kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushime pranë detit. Sikundër shkruan edhe gazeta italiane, Meloni është e ftuara e vetë Ramës në rezidencën e tij verore.

Shkrimi i plotë

Giorgia Meloni i bashkohet radhës së “500 mijë italianëve”, të cilët sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, këtë vit kanë zgjedhur të kalojnë Adriatikun dhe të kalojnë disa ditë në brigjet mes Vlorës, Durrësit dhe Sarandës.

Në fakt, kryeministrja u largua nga ferma Ceglie Messapica (Brindisi) me vajzën e saj Ginevra dhe partnerin Andrea Giambruno ku ndodhej prej disa ditësh dhe në orët e para të pasdites u nis me një traget linje për në Shqipëri.

“Një vizitë private”, shpjegon Palazzo Chigi, gjatë së cilës Meloni do të jetë megjithatë mysafire e vetë Ramës në rezidencën e tij verore. Prandaj, është e pamundur të përjashtohet që të dy, gjatë darkës së djeshme apo gjatë ditës së sotme mund të kenë diskutuar disa nga dosjet që janë të dashura për të dy vendet.

Nga stabiliteti i Ballkanit dhe rruga e migrantëve, deri tek tregtia vazhdimisht në rritje (+7,4% krahasuar me 2022), nga dyfishimi i gazsjellësit Tap tek hyrja e Tiranës në Bashkimin Evropian, ku Italia ka qenë gjithmonë sponsorja kryesore në Bruksel. Aq sa ka nga ata që besojnë se Roma mund të mendojë për një sprint të hyrjeve të reja, duke ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, për ta favorizuar atë.

giorgia meloni edi rama

Sondazh

Poll