Politike

'15 shtatori, data kritike'/ Rasti 'Beleri', media greke citon Berishën: Ky arrestim lidhet me pronat

Nëse Beleri nuk betohet deri më 15 shtator, do shkarkohet nga detyra dhe përsëriten zgjedhjet në Himarë.

16 Gusht 2023, 12:45 Nga A.B
'15 shtatori, data kritike'/ Rasti 'Beleri', media greke
Fredi Beleri

GREQI- Arrestimi i Fredi Belerit është sërish në qendër të mediave greke. Kështu, 'Protothema' shkruan se "për qeverinë greke gjithçka është tashmë e hapur, pasi Shqipëria tregon përbuzje për shtetin e së drejtës, prezumimin e pafajësisë dhe respektimin e të drejtave civile, me bllokimin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE për të imagjinuar tani një zhvillim të mundshëm".

PJESË NGA SHKRIMI:

Metodat e deritanishme të qeverisë shqiptare dëshmojnë se synimi është që Beleri të mos ulet me çdo kusht në karrigen e kryebashkiakut të Himarës.

Nëse përfundimisht nuk arrin ta bëjë këtë për shkak të reagimeve të Greqisë dhe aktorëve të huaj, qeveria Rama kërkon të blejë sa më shumë kohë për të shitur ‘perlat’ e rivierës shqiptare për interesat e mëdha të biznesit.

Rasti i një kompleksi të madh hotelerie, që po ndërtohet në plazhin e Himarës, është tipik, ku qeveria Rama e ka cilësuar si një ‘investim strategjik’.

Në fakt, investimi në fjalë lidhet me biznesmenin Artan Gaçi, bashkëshortin e ministres së Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka.

Mediat opozitare flasin për një skandal, ndërsa ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi ‘mafien qeveritare që po ha Himarën’ dhe fshihet pas arrestimit të Belerit.

“Fredi Beleri mbahet në burg si një i burgosur politik, nga qelia po lufton dhëmb për dhëmb kundër mafies qeveritare që po pushton me shpejtësi Himarën. Kjo mafie e rrezikshme me zyrtarë partiakë, kriminelë dhe trafikantë, pas të cilëve fshihen ministra të lartë dhe deputetë të sektit të Rilindjes (Partisë Socialiste) ka pushtuar kodrat dhe zonat piktoreske të Himarës dhe ndërton vazhdimisht dhjetëra vila, motele, hotele. Ankesat e qytetarëve ekspozojnë se çfarë po bën mafia qeveritare në Himarë. Kjo është arsyeja e vërtetë që po e mban Belerin të burgosur politik,” komentoi Berisha në një postim të fundit në rrjetet sociale"

Gazeta greke vijon:Qeveria Rama përmes kryebashkiakut ilegal Giorgi Goro, i cili mbetet në detyrë, megjithëse u mposht në zgjedhjet e majit të kaluar, po tenton të shesë “argjendin” e qytetit, ndërsa kreu legjitim i autoritetit bashkiak i është caktuar masa e paraburgimit.

Ata shtojnë se nëse Beleri nuk betohet deri më 15 shtator, do shkarkohet nga detyra dhe përsëriten zgjedhjet në Himarë.

/Dosja.al

sali berisha arrestohet fredi beleri fredi beleri

Sondazh

Poll