Politike

Protesta në Himarë, Meta: Fredi Beleri, i burgosur politik personalisht i kryeministrit

Meta tha se qëllimi i burgosjes së Belerit është që të që të vazhdojë tjetërsimi i pronave në Himarë, për të cilin Beleri kishte premtuar zgjidhje.

16 Gusht 2023, 13:58 Nga A.B
Protesta në Himarë, Meta: Fredi Beleri, i burgosur politik
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se Fredi Beleri ësnhtë i burgosur politik personal i kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Meta tha se qëllimi i burgosjes së Belerit është që të që të vazhdojë tjetërsimi i pronave në Himarë, për të cilin Beleri kishte premtuar zgjidhje.

DEKLARATA E METËS:

"Nuk kam asnjë koment për protestën, sepse protestat në një vend demokratik duhet të jenë të përditshme. Kam një qëndrim shumë të qartë lidhur me rastin Beleri, i cili është një i burgosur politik, personalisht i kryeministrit aktual, provat për të cilin nuk kanë munguar. Rasti Beleri është rasti i shembjes së shtetit të së drejtës në vendin tonë. Ai është arrestuar në mënyrë flagrante sa i takon të të drejtave të njeriut dhe qëllimi ka qenë një dhe vetëm një, bllokimi i tij fizik me qëllim humbjen e bashkisë së Himarës. Edhe qëndrimi që mbahet ndaj tij është një demonstrim i mos ekzistencës së shtetit ligjor dhe juridik i vendit tonë. Kjo bëhet për ti pamundësohet betimi. Qëllimi ka qenë që të vazhdojë tjetërsimi i pronave në Himarë, për të cilin Beleri kishte premtuar zgjidhje. Me këtë veprim kryeministri ka treguar në mënyrën më arrogante se ka kapur shtetin, ka treguar se është armik  i zgjedhjeve të lira, por u ka bërë një shërbim nacionalisteve ekstremistëve grek për ti dhene ngjyrat që ata dëshirojnë një skandali të tillë sa i takon çështjes në fjalë nga aspekti juridik. Dëshmitarët kanë qenë të fabrikuar nga policia dhe bashkëpunimi polici prokurori ka sjellë këtë situatë paradoksale"

ilir meta fredi beleri

Sondazh

Poll