"McGonigal"/ Gazetari i "ABC News": Hetimi i lobimit i PD-së u pagua nga Agron Neza
Gazetari investigativ, Aaron Katersky tha për 'ABC News' se McGonigal ka pranuar shuma të mëdha nga një biznesmen shqiptaro-amerikan
15 Gusht 2023, 21:32Nga A.B
Charles McGonigal
SHBA- Ish-zyrtari i lartë i FBI-së në New York, Charles McGonigal pranoiditën e sotme se ka lobuar për të hequr sanksionimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ndaj oligarkut rus, Oleg Deripaska në vitin 2021. Zyrtari i lartë i FBI-së, pranoi fajin në Gjykatën Federale për akuzat nga Akti Ndërkombtarë i Fuqive Ekonomike të Emergjencave në New York.
Gjatë raportimit 'live' me studion e lajmeve, gazetari investigativ, Aaron Katersky tha për 'ABC News' se McGonigal ka pranuar shuma të mëdha nga një biznesmen shqiptaro-amerikan (Agron Neza) teksa ishte ende në FBI, duke bërë që në këmbim të nisej një hetim penal ndaj një shtetasi amerikan, i cili po lobonte në SHBA për PD-në.
'McGonigal u deklarua i pafajshëm, por ai po përballet me akuza shtesë në Uashington DC që e akuzuan atë për marrjen e një çerek milioni dollarësh nga një agjent tjetër inteligjent ndërsa Mcgonigal ishte ende duke punuar për FBI-në në këmbim të kësaj pagese, hapi një hetim penal ndaj një shtetasi amerikan'- thotë ndër të tjera gazetari.
Në publikimin e dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin.
Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al