Aktualitet

Operacioni anti-drogë në Vlorë/ Mes të arrestuarve, 1 ish-zyrtar i policisë dhe 2 ukrainas, kontrolle në Fushë-Kuqe

Gomonet e kapura nga policia, janë nisur nga Patoku rreth orës 19:00 të pasdites së sotme dhe do të bënin shkëmbimin e drogës në Detin Adriatik, rreth 25 kilometra nga laguna e Patokut.

16 Gusht 2023, 07:41 Nga A.B
Operacioni anti-drogë në Vlorë/ Mes të arrestuarve, 1
Aksioni i policise

TIRANË- Në mesin e personave të ndaluar nga operacioni antidrogë i Guarda di Finanza në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, ka shtetas ukrainas por edhe një zyrtar i Policisë, Ardit Ismailuka. Nga 10 personat e arrestuar, 8 prej tyre janë shqiptarë dhe 2 me origjinë nga Ukraina.

Gomonet e kapura nga policia, janë nisur nga Patoku rreth orës 19:00 të pasdites së sotme dhe do të bënin shkëmbimin e drogës në Detin Adriatik, rreth 25 kilometra nga laguna e Patokut. Vejlera e cila u dogj kishte një flamur ukrainas dher ishte nisur nga Mali i Zi. Paraprakisht bëhet me dije se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, ku kanë qenë edhe pakot e drogës.

Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal nga Fushë-Kuqja, ndërkohë Forcat RENEA kanë “blinduar” Laçin për të kryer kontrolle në disa banesa, mes tyre një kompleks luksoz ku janë gjetur dhe dy armë.

Nga ky megaoperacion u sekuestruan 4 gomone, një sasi e madhe droge dhe një shumë e konsiderueshme parash./Dosja.al

operacion antidroge ardit ismailuka

Sondazh

Poll