Aktualitet

U përplas me motorin e ujit në plazhin e Llamanit, ndërron jetë tek spitali i Traumës 16-vjeçari

Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra - tjetrën

16 Gusht 2023, 07:23 Nga A.B
U përplas me motorin e ujit në plazhin e Llamanit, ndërron
Trauma

TIRANË- Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm 16-vjeçari i cili u përplas ditën e djeshme me motorin e ujit në plazhin e Llamanit.

Ngjarja u regjistrua pasditen e 15 gushtit 2023, ndërsa 16 vjeçari K.XH u soll me helikopter në Tiranë por nuk mundi ti mbijetojë plagëve dhe konfirmohet se adoleshenti u nda nga jeta rreth mesnatës.

16 vjeçari nga Tirana, dhe shoku i tij 17 vjeç po nga Tirana dhe me dy shokë të tjerë u futën në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski. Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K./Dosja.al

perplasje me jet ski

Sondazh

Poll