Sport

Kepa, portieri i ri i Real Madridit, që është martuar me “Miss Universe Spain”… Ja historia e dashurisë së tyre (foto-galeri)

Historia e dashurisë së portierit të ri të Real Madridit, i cili së fundmi është martuar me basketbollisten Andrea Martinez.

15 Gusht 2023, 17:30 Nga DOSJA

Kepa, portieri i ri i Real Madridit, që është martuar me

SPANJE - Lëndimi i rëndë i pësuar nga Thibaut Courtois i detyroi Real Madridin të dilnin në merkato për zëvendësimin e tij, të cilin e gjetën në personin e Kepës, i cili pas pesë vitesh rikthehet në vendlindje.

Portieri spanjol kthehet në Spanjë, për llogari të Real Madridit dhe është gati të mbrojë portën ‘los blancos’. Megjithatë, ai nuk lëviz vetëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kepa Arrizabalaga Revuelta (@kepaarrizabalaga)

Në krah të tij është e dashura e tij, Andrea Martinez, me të cilin u martuan dy muaj më parë në resortin Barbella. Bashkëshortja e 29-vjeçarit është gjithashtu sportiste, ajo është një ish-basketbolliste, ndërsa në vitin 2020 u kurorëzua “Miss Universe Spain”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ANDREA MARTÍNEZ⚡️ (@andrea.martinezf)

CV-ja e saj përmban shumë më tepër tituj se kaq. Ish-basketbollistja ka studiuar administrim biznesi në Spanjë dhe Francë, ka punuar në Milano dhe tani drejton kompaninë e saj të tregtisë elektronike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ANDREA MARTÍNEZ⚡️ (@andrea.martinezf)

29-vjeçari baske dhe modelja 30-vjeçare njoftuan lidhjen e tyre përmes rrjeteve sociale në vitin 2022, ndërkohë që kishin disa muaj që kishin lidhje. Në fund të të njëjtit vit, Andrea u zbuloi miqve të saj në internet se portieri i kishte kërkuar dorën dhe kështu ata u ngjitën shkallët e kishës më 25.06.2023, ku ishin të pranishëm edhe shumë nga shokët e skuadrës së futbollistit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ANDREA MARTÍNEZ⚡️ (@andrea.martinezf)

Tashmë çifti do të vazhdojë jetën në Madrid, gjë që duket se i lumturon shumë të dy. Madje, menjëherë pas njoftimit të të dashurit nga Reali, Andrea ka postuar një foto me një histori në llogarinë e saj në Instagram.

Kepa, portieri i ri i Real Madridit, që është martuar me

“Shumë krenare për ty djali im”, ka shkruar ajo foton

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll