Bota

Vizita e Kurtit në Tetovë, ambasadori Hill: Pyesni dikë tjetër

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i pyetur nga gazetarët për të komentuar vizitën e kryeministrit Kurti në Tetovë, tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha çështjet përmes dialogut të Brukselit.

15 Gusht 2023, 19:47 Nga m.s
Vizita e Kurtit në Tetovë, ambasadori Hill: Pyesni dikë
Christopher Hill

KOSOVE- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i pyetur nga gazetarët për të komentuar vizitën e kryeministrit Kurti në Tetovë, tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha çështjet përmes dialogut të Brukselit.

“Do ta lë në imagjinatën tuaj se çfarë mund të mendojnë njerëzit për atë ngjarje në Tetovë, ose pyesni dikë tjetër”, tha Hill në një konferencë për media.

Ambasadori amerikan ka thënë se qëndrimi i SHBA-së lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe mbetet i pandryshuar.

“Të gjitha këto çështje duhet të zgjidhen përmes dialogut të Brukselit, sepse është një mjet për të zgjidhur të gjitha problemet që janë shfaqur. Sigurisht që të gjithë do të dëshironin që të zgjidhen sa më shpejt dhe jo të zvarriten, por mbetet që të bëhet përmes një dialogu të vazhdueshëm dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme”, tha Hill.

Vizita e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut dhe reagimet atje, u tha se mund të jenë sinjal i një zbehje të lehtë të raporteve mes Kosovës e këtij shteti.

christopher hill

Sondazh

Poll