Bota

Torres flet me zyrtarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë: BE-ja ta trajtojë Kosovën me respektin që meriton, si një shtet sovran

Marrë shkas nga tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka zhvilluar një bisedë më Zëvëndës Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jonathan Finer.

15 Gusht 2023, 19:09 Nga m.s
Torres flet me zyrtarin e lartë të Shtëpisë së
foto ilustruese

KOSOVE- Marrë shkas nga tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka zhvilluar një bisedë më Zëvëndës Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jonathan Finer. Kongresisti amerikan ka folur për nevojën që dialogu i BE-së të trajtojë Kosovën me respekt, siç e meriton një shtet sovran.

“Kam patur një bisedë produktive me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si kongresmen për Bronx-in, duke përfaqësuar mijëra shqiptarë nga Kosova, i përcolla nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë, të cilën ai e kupton thellësisht dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të trajtojë Kosovën me drejtësi dhe respektin që e meriton si një shtet-komb sovran. E lashë bisedën duke u ndjerë i sigurt se Finer e di rëndësinë kritike të mbajtjes dhe forcimit të marrëdhënieve SHBA-Kosovë”, shkruan ai.

 

kosove serbi ritchie torres

Sondazh

Poll