Bota

Droga përmes linjës Prishtinë-Tiranë, mes të arrestuarve edhe reperi nga Kosova

Ai është reper dhe njihet me emrin Despoti, teksa projektin e fundit muzikor e ka të publikuar para pak ditësh.

15 Gusht 2023, 17:13 Nga A.B

Droga përmes linjës Prishtinë-Tiranë, mes të

KOSOVË- Ditën e sotme u arrestuan dy shtetas nga Kosova dhe 3 nga Shqipëri, nën akuzat për trafik droge në vlera prej qindra mijëra eurosh. Në mesin e të arrestuarve doli të jetë edhe Besnik Mujeci, këshilltar i Kuvendit Komunal në Prishtinë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por ai nuk rezulton të jetë i vetmi personazh nga “jeta publike” që është në mesin e të arrestuarve.

Droga përmes linjës Prishtinë-Tiranë, mes të

Mithat Ramadani nuk është emër krejt i panjohur. Ai është reper dhe njihet me emrin Despoti, teksa projektin e fundit muzikor e ka të publikuar para pak ditësh.

Vetëm pak ditë më parë, në “Andrra Stage” të “DokuFest” ai ka performuar me BimBimmën e të tjerë emra, përfshirë Besa M e Killua./Dosja.al

mithat ramadani

Sondazh

Poll