Bota

Haxhiu reagon për drogën në Shqipëri: Njerëz të tillë s’kanë vend në Lëvizjen Vetëvendosje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shkruan se veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda, dhe se drejtësia duhet të japë dënimin maksimal.

15 Gusht 2023, 18:15 Nga m.s
Haxhiu reagon për drogën në Shqipëri: Njerëz të
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zëri i radhës që ka reaguar në lidhje me Besnik Mujecin. Lëvizja Vetëvendosje e përjashtoi nga partia asamblistin, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri nën dyshimin për trafik droge. Mujeci u përjashtua nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e LVV-së.

Lidhur me këtë rast, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shkruan se veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda, dhe se drejtësia duhet të japë dënimin maksimal.

“Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet të japin dënimet maksimale!

Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje”, shkruan ajo.

albulena haxhiu kosove

Sondazh

Poll